Rasti në Koçan, Kreshnik Bekteshi merret në pyetje në Stacionin Policor

Në kuadër të hetimeve për tragjedinë në Koçan, ku nga zjarri në diskotekën “Puls” humbën jetën 59 persona, në stacionin policor në qendër është thirrur edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
TV21 nga terreni njofton se Bekteshi gjendet në stacion policor dhe se po merret në pyetje. /TV21