Rasti i Blerim Ramadanit, formohet komision i posaçëm 

Këshilli Gjyqësor formoi Komision, i cili do ta shqyrtojë veprimin e Gjykatës Penale të Shkupit në lidhje me rastin e arratisjes së ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga paraburgimi shtëpiak, shkruan Alsat.

Ramadani, muajin e kaluar u arrestua në pikën kufitare Jashincë, pas një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në Interpol nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës së Kosovës 25 vite më parë.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, njoftoi se Komisioni po formohet për të konstatuar gjendjen faktike pas shkrimeve në media, në të cilat kërkohet llogari nga gjykata për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv me paraburgim shtëpiak.

Pjesë e këtij komisioni do të jenë, Aleksandar Kambovski, Hanif Zendeli dhe Pavlina Cërvenkovska.

“Si person i parë, në këtë moment, i këtij institucioni dhe besoj se do të mbështesni se duhet të formohet komision dhe sa më shpejtë të konstatohet gjendja faktike në lidhje me këtë dhe para opinionit të dalim me të dhëna konkrete. A ka ndodhur diçka, a është fajtor ose jo gjykata. Dhe të mos prejudikojmë. Reagimi i Këshillit Gjyqësor në këtë moment, në pajtueshmëri me kompetencat e saja ligjore është ajo. Ta shqyrtojë gjendjen dhe më pas, asgjë nuk prejudikohet, asgjë nuk mundet në këtë moment të thuhet. Dhe do ngelet në atë”, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Komisioni, në fakt u formua për të hetuar vendimet e gjykatësit Pajazit Pajaziti, i cili është gjykatësi që e ka zëvendësuar masën e paraburgimit efektiv me atë shtëpiak.

I njëjti gjykatës, kritikohet edhe për pranimin e marrëveshjes së Ixhet Memetit me Prokurorinë për rastin e marrjes së ryshfetit prej 10.000 eurosh, me të cilën, Memeti u dënua me kusht në vend të burgut efektiv.

Kritika për Pajazitin ka edhe në lidhje me veprimin e tij në rastin e Bekim Nezirit, ku bashkë me disa funksionarë tjerë u përfshin në incidentin në Kullën e Aeroportit në Shkup, ndërkaq ai nuk u caktoi paraburgim efektiv./ Alsat.mk

Lajmet Rasti i Blerim Ramadanit, formohet komision i posaçëm  >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker