Rashica shënon në Turqi, sinjal i mirë për Kosovën

Milot Rashica ka shënuar gol në ndeshjen që Galatasaray po luan në Superligën turke ndaj Konyaspor, skuadrës së Endri Çekiçit. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 31-të teksa me anë të një lëvizje të bukur në zonë, doli i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe aty nuk gaboi.

Për 26-vjeçarin ishte goli i dytë në 17 paraqitje me gjigantët turq me Rashicën që po kalon një formë të mirë teksa edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit regjistroi një asistim në sfidën ndaj Kasimpasa.

Paraqitjet e tij janë sinjal i mirë për Kosovën në prag të dy ndeshjeve të marsit, me Izraelin e Andorrën.

Lajmet Rashica shënon në Turqi, sinjal i mirë për Kosovën >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!