Rashica qëndron në Galatasaray sipas medieve turke

Ylli kosovar Milot Rashica raportohet se do të qëndrojë në Galatasaray.
Rashica po luan sezonin e parë tek gjiganti turk në formë huazimi nga Norwich City.
Sipas “SporHaber7”, vushtrriasi po shpreson që Galatasaray ta blejë kartonin e tij dhe të vazhdojë të luajë me ekipin verdhekuq edhe për disa vite tjera.
Norwich City shpreson se do ta shesë kosovarin tek Galasarayn për çmimin 11 milionë euro.
Ndryshe, Rashica, i cili po bën një sezon të madh me Gallatën, kërkohet edhe nga Fenerbahçe dhe Burnly.
Lajmet Rashica qëndron në Galatasaray sipas medieve turke >> Rahoveci.INFO.