Rashica me asistim të bukur në golin e Galatasarayt ndaj Ankaragucu

Milot Rashica ka bërë një asistim të mrekullueshëm në ndeshjen e xhiros së 16-të në Superligën Turke që u zhvillua ndërmjet Galatasarayt dhe Ankaragucu.
Ishin mysafirët ata që realizuan të parët me golin e Taylan Antalyali të shënuar që në minutën e shtatë të takimit.
Mirëpo, nuk vonoi reagimi i vendasve, të cilët shumë shpejt ia dolën ta përmbysnin rezultatin.
Goli i barazimit u shënua nga Baris Alper Yilmaz (16’), por arkitekt i këtij goli ishte anësori i Kosovës, i cili dhuroi një harkim fantastik në zonë dhe bashkëlojtari i tij nuk e pati vështirë të shënonte me kokë.
Pasoi goli i përmbysjes në minutën e 30-të përmes Bafetimbi Gomis, i cili u asistua nga Dries Mertens dhe me rezultat prej 2-1 për vendasit, skuadrat shkuan në pushim./Rahoveci INFO/
GOAL
Equalizer by Barış Alper Yılmaz! pic.twitter.com/6eTfaLUt8U— Kaan-Turkish Football
(@Kaan_turk_footy) January 4, 2023
Lajmet Rashica me asistim të bukur në golin e Galatasarayt ndaj Ankaragucu >> Rahoveci INFO.