Rashica i përvishet punës, kontribuon për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti i fuqishëm që preku Turqinë bëri që e gjithë bota të solidarizohej. Gjithashtu, edhe bota e sportit ka reaguar, pasi shumë klube apo futbollistë kanë dhënë ndihma drejt të prekurve nga tërmeti.
Gjiganti turk Galatasaray ka nisur me dhjetra pako me veshmbathje dhe ushqime për qytetet e prekura nga tërmeti. Edhe kosovari Milot Rashica, lojtar i Galatasarayt, ka përveshur mëngët dhe i është futur punës duke paketuar ndihmat. Sulmuesi kosovar ka dhuruar dhe ka paketuar ndihmat për t’i nisur pastaj drejt zonave si Gazientep, Adana, Malatya apo Hatay.

“Futbollisti i ekipit të parë, Milot Rashica, Kazimcan Karatas dhe Kaan Ayhan mbështetën punën tonë në qendrën e ndihmës së stadiumit Nef. Ju mund të kontribuoni duke sjellë produktet në listën e nevojave pranë stadiumit Nef dhe Galatasaray Taçspor”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Lajmet Rashica i përvishet punës, kontribuon për të prekurit nga tërmeti >> Rahoveci.INFO.