Raportohet se një grua dyshohet të jetë vrarë në Breg të Diellit në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në mesditën e sotme në rrugën “Ferhat Draga” në Breg të Diellit në kryeqytet.

Në anën tjetër, gazeta Sinjali ka raportuar për ngjarjen se “një person dyshohet se është vrarë”. Ky person raportohet se është grua.

Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës për këtë rast, të cilët përmes automjeteve raportohet se ka bllokuar rastin.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.” – tha Flora Ahmeti nga Policia.

Nacionale tashmë ka dërguar një ekip në vend të ngjarjes për të kuptuar më shumë mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!