Raportohet se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, reagon Tomë Gashi

Avokati i rastit Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar ndaj raportimeve se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, të cilat ishin deklaruar të humbura në dhjetor të vitit të kaluar.

Raportimet e Nacionales se janë gjetur mostrat e lukthit dhe urinës, Gashi nuk i ka konfirmuar, por më tepër i ka hedhur poshtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni se qenkan gjetur mostrat.

“Disa gazetar po me pyesin se a jan gjetur mostrat e Astrit Deharit… Une po ju them se nuk e di. Po nese ju e din qe jan gjetur a e dini kush eshte nen hetime apo ne burg per zhdukjen e mostrave nga Instituti i mjekesis ligjore ne Prishtine”, reagoi avokati në Facebook.

Tutje, ai ka vazhduar edhe me një rend pyetjesh të tjera, se nëse vërtetë janë gjetur mostrat, atëherë kur, ku, dhe kush i ka gjetur.

Gashi shtoi se për gjetjen e mostrave, duhet angazhim i madh nga Policia dhe Prokuroria.

“Apo kan me than ne Institut …qaty jon kan po jan pshtjell pak, sepse pak kush nuk e din as aty pshtillen shume gjera, aty ka raste qe ta bajne pa problem vrasjen si vetevrasje, aty ta bajn kulaqin qysh te ju teket. Aty ka shume pune Policia dhe Prokuroria”, derisa tha se në IML, “gjërat janë shumë misterioze”.

Reagimi i plotë:

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!