Raportohen humbje të mëdha derisa beteja për Bakhmutin eskalon

Ukraina dhe Rusia kanë raportuar humbje të mëdha derisa beteja e Bakhmutit vazhdon.
Moska ka provuar që ta kapte qytetin lindor ukrainas për muaj me radhë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kishin vuajtur humbjen e më shumë se 1100 vdekjeve në ditët e fundit, me shumë e shumë të tjerë të lënduar në mënyrë kritike.
Rusia ka thënë që i ka vrarë më shumë se 220 anëtarë të shërbimit ukrainas vetëm në 24 orët e fundit, raporton BBC megjithëse nuk ka arritur që ta verifikojë numrin e përmendur nga asnjëra palë.
Analistët thonë se Bakhmuti ka vlerë të vogël strategjike, por është bërë pika kryesore për komandën ruse që e ka pasur zor të ofrojë ndonjë lajm pozitiv te Kremlini.
Kapja e qytetit do ta afronte Rusinë paksa në qëllimin e saj për kontrollimin e rajonit të Donjeckut, një prej katër rajoneve lindore dhe jugore që i aneksoi nga Ukraina shtatorin e kaluar.
“Në më pak se një javë, filluar nga 6 marsi, ne ia dolëm që t’i vrisnim më shumë se 1100 ushtarë armiq vetëm në Bakhmut,” – u shpreh Zelensky.
Në Bakhmut jetonin 70 mijë njerëz para invazionit rus, por tashmë kanë mbetur fare pak. Qyteti njihet për kripën dhe minierat e gipsit.
Ashtu si Rusia, edhe Ukraina i ka dhënë Bakhmutit një rëndësi të madhe politike, me presidentin Zelensky që e ka bërë qytetin emblemë të rezistencës.
Kur vizitoi Washingtonin në dhjetorin e vitit të kaluar, ai e quajti Bakhmutin “kështjellën e moralit tonë”.
Lajmet Raportohen humbje të mëdha derisa beteja për Bakhmutin eskalon >> BotaPress.