Raporti i policisë, pesë raste të dhunës në familje, në një rast e pëson edhe një mashkull

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë kësaj kohe, janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar dy raste, një në atë të Ferizajt e Gjakovës dhe një rajonin e Mitrovicës.

“Fushë-Kosovë / 23.06.2024 – 00:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar, me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë 23.06.2024, 21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtime / 23.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar, i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 23.06.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Skenderaj 23.06.2024, 13:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë fjalosur me të dyshuarën femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”.

Lajmet Raporti i policisë, pesë raste të dhunës në familje, në një rast e pëson edhe një mashkull >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>