Raporti i KE-së për Lirinë e Medias në Evropë: Tensionet në veri ndikuan në sigurinë e gazetarëve në Kosovë

Në Selanik u publikua raporti vjetor i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, “Press Freedom in Europe: Time to Turn the Tide”.

Raporti i referohet statistikave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve e medieve, duke treguar se nga 63 raste të raportuara në atë kohë, 30 prej tyre ishin regjistruar në veri të vendit.

“2023 ishte një vit sfidues për gazetarët dhe punonjësit medial në Kosovë, veçanërisht lidhur me eskalimin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Vala e sulmeve ndaj gazetarëve ishte më intensivja në historinë e re të Kosovës. Përfshihen sulme fizike ndaj gazetarëve e punonjësve të medias dhe vandalizmi i pajisjeve si kamerat dhe veturat”, thuhet në raport.

Më tej, bëhet e ditur se së paku 10 gazetarë/punonjës medialë kanë pësuar lëndime gjatë raportimit nga veriu i Kosovës.

“Së paku 10 gazetarë apo punonjës të medias kanë pësuar lëndime trupore. Në Zveçan, gazetarët që punojnë për mediat shqip-folëse, u detyruan të fshihen për 1 orë brenda një kafiterie afër ndërtesës së komunës në mënyrë që të iknin nga sulmet. Gazetarët serbë gjithashtu kanë thënë se janë diskriminuar nga zyrtarët për të shkuar në lokacione të caktuara dhe janë intimiduar nga përfaqësues të partive lokale. Takimi mes përfaqësueseve të mediave dhe atyre të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk rezultoi në mbrojtjen më të mirë të gazetarëve. Organizatat e gazetarëve dhe të lirisë së medias kanë dënuar shënjestrimin e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë medial, dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve vendore dhe KFOR-it, t’i mbrojnë gazetarët e t’i sjellin autorët para drejtësisë”, thuhet në raport.

Një pjesë e raportit i referohet edhe pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosova, duke thënë se organizatat ndërkombëtare e vlerësuan vendimin për pezullimin e certifikatës si arbitrar dhe pa bazë të qëndrueshme ligjore.

“Njoftimi u bë pa një paralajmërim paraprak, dhe procedura që u përdor për të arsyetuar suspendimin duket se nuk është e aplikueshme në ligjin relevant nacional, pasi që ARBK-ja nuk e ka kompetencën për të suspenduar në mënyrë të njëanshme certifikatën. Klan Kosova e ka sfiduan në Gjykatën Komerciale vendimin dhe ka marrë një vendim, sipas të cilit mund të vazhdojnë përkohësisht me punën e tyre. Rasti vazhdon në gjykatë”, konkludon raporti.

Lajmet Raporti i KE-së për Lirinë e Medias në Evropë: Tensionet në veri ndikuan në sigurinë e gazetarëve në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>