Ramosaj: Transferimi i tokës te Manastiri i Deçanit, vendim i padrejtë dhe politik

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka akuzuar ambasadat në procesin  transferimit të tokës te Manastiri, duke e quajtur vendimin të padrejtë dhe politik.

Në një deklaratë për Debat Plus, Ramosaj ka theksuar se në një takim me ambasadoren amerikane Jecobston, ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit dhe ka thënë se Komuna nuk do ta zbatojë kurrë atë.

Ai gjithashtu ka shtuar se Komuna ka kryer ankesa dhe ka organizuar protesta kundër këtij procesi, të cilin e vlerëson si të imponuar nga ambasadat.

“Gjitha ankesat i kemi bërë me kohë, ky proces vazhdon të jetë politik. Ambasadorja amerikane Jecobston në një takim në zyre kur unë e kam kundërshtuar këtë vendim, ajo më ka thënë nëse ju nuk e kryeni Gjykata Kushtetuese ka me marrë vendim, edhe unë i kam thënë Gjykata le ta marrë vendimin por Komuna nuk do ta zbatojë kurrë këtë vendim sepse është i padrejtë dhe politik. Komuna e ka bërë me kohë ankesën, thjesht ky vendim është i imponuar prej ambasadave nuk ke çfarë e komenton më shumë, si kryetar komune e kam kundërshtuar, kemi organizuar protesta”, ka deklaruar Ramosaj.

Ndryshe, Qeveria pret që vetëqeverisja lokale në Deçan ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Komuna e Deçanit dhe drejtoritë përkatëse, përfshirë Kadastrën, pretendojnë se kjo sipërfaqe u takon ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë Manastirit të Deçanit.

Lajmet Ramosaj: Transferimi i tokës te Manastiri i Deçanit, vendim i padrejtë dhe politik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>