Ramosaj-Kurtit: Kur nuk je i zoti të bësh një hajr në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i kërkojë Agjencisë Kadastrale që ta regjistrojë Manastirin e Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ramosaj thotë se Deçani po goditet sërish padrejtësisht, tash sipas tij nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektar të pronave, u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të kryeministrit Kurti.

“Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një Urdhër Ekzekutiv i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti!”, shkroi Ramosaj.

“Deçani së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua “Zona e Veçantë e Mbrojtur”, e cila bëri ndalimin e plotë dhe kufizimin e pajustifikueshëm në:

– ndërtimin e rrugës;

– ndërtimin e shtratit të Lumbardhit;

– në ndalimin e shfrytëzimit të “Pushimores së Fëmijëve”;

– e ndaloj plotësisht zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin në prona private brenda kësaj zone”.

“Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” të vitit 2012, i cili e ndaloj dhe kufizoj mundësinë për të jetuar më mirë në këtë qytet, mundësinë e zhvillimit të kësaj komune, implementimin e shumë projekteve strategjike, të cilat tani më është dashur të jenë të përfunduara”, shkroi ai.

“Park Nacional i cili është bërë pengesë shtesë e zhvillimit ekonomik. Vendimi për fillimin e bypass-it, ndërrimin e destinimit të rrugës R108 – viti 2014”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektar të pronave, i cili vendim u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të Kryeministrit”.

“Qe tri vite po pres që ky Kryeministër të më takoj një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha Urdhër Ekzekutiv sot!

“Kur nuk je i zoti të bësh një hajr në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi”!”.

Lajmet Ramosaj-Kurtit: Kur nuk je i zoti të bësh një hajr në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>