Ramadani: Me Italinë, do të luajmë për fitore

Ylber Ramadani është kthyer në një element kyç të Leçes, e cila po bën shumë mirë në këtë sezon në Serinë A, edhe pse një prej skuadrave me buxhetin më të ulët.

Mesfushori shqiptar është integruar mirë në lojën e skuadrës së tij, e cila arriti një rezultat të rëndësishëm teksa ndali në barazim pa gola Romën.

Në fakt Leçe krijoi disa mundësi shënimi, me Ramadanin i cili edhe vetë tentoi portën. Pas ndeshjes, vetë lojtari nuk ngurroi të shprehte keqardhjen që nuk kishin arritur të merrnin pikët e plota.

“Që pas 10 minutave të parë e ndjeja se mund të fitonim këtë ndeshje. Ata kishin vetëm dy raste të rrezikshme gjatë gjithë ndeshjes”, tha mesfushori për “DAZN”.

Ylber Ramadani tregoi edhe ndryshimet mes rolit të tij në kombëtaren e Shqipërisë dhe në klub.

“Në Kombëtare luaj bashkë me Bajramin dhe Asllanin, ndërsa me Blin kam më shumë mundësi të shtyhem para, kur marrim topin dua që të ec më përpara që të bëj gola.

Ndeshja me Italinë në Europian?

Do të jetë e veçantë pasi luaj këtu në Itali. Ata janë një skuadër e fortë, por edhe ne do të luajmë për të fituar”, paralajmëroi italianët Ramadani.

Lajmet Ramadani: Me Italinë, do të luajmë për fitore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>