Rama zbardh detajet e vizitës së Zelensky në Tiranë

Kryeministri Edi Rama zbulon detajet e organizimit të Samitit të Paqes që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Rama deklaroi se ky samit ka për qëllim t’i tregojë botës se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor qëndrojnë krah Ukrainës, në këtë luftë që ka domethënie edhe për rajonin.

“Ndihem i përulur dhe i nderuar që bisedova me presidentin Zelensky, dhe që dëgjova prej tij gjëra shumë të vlefshme për Ballkanin Perëndimor dhe rajonin tonë, përfshi disa anëtarë të NATO-s përreth Ballkanit Perëndimor. Ideja për të organizuar samitin na lindi në bashkëbisedim. Në fakt, ftesat i kemi dërguar së bashku dhe samitin po e organizojmë të dyja palët.

Në këtë pjesë të botës demokratike, nuk ka probleme me mbështetjen për Ukrainën, për integritetin e territorit të saj. Gjithashtu, nuk ka probleme me të kuptuarit se Ukraina nuk po lufton vetëm betejën e saj, por ajo është domethënëse edhe përtej Ukrainës. Ne bëjmë atë që mundemi.

Nuk po mblidhemi në Tiranë për të ndryshuar rrjedhën e gjërave për të gjithë komunitetin demokratik. Në anën tjetër, nuk do të nënvlerësoj kontributin dhe ndikimin, ndaj po bëjmë detyrën tonë dhe sërish mendoj se është nder i madh për Shqipërinë që mirëpret këtë samit”, deklaroi Rama për Euronews Albania.

Lajmet Rama zbardh detajet e vizitës së Zelensky në Tiranë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>