Rama viziton shtëpinë e pleqve që u përfshi nga zjarri, të moshuarit do të zhvendosen në hotel

Një zjarr përfshiu shtëpinë e pleqve në Prishtinë, rruga “Afrim Loxha”, të hënën. Por, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit duke bërë që mos të ketë të lënduar.

Pas këtij incidenti zjarri në vendin ngjarjes ka dalë Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, bashkë me ekipin e tij.

Lexo edhe:

Zjarri në shtëpinë e pleqve, dy personave iu dha ndihmë

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet që pas konsultimeve me ekipin e emergjencës është marrë vendimi që të moshuarit të zhvendosen në hotel derisa të bëhet pastrimi i objektit.

Lexo edhe:

Përfshihet nga zjarri shtëpia e pleqve në Prishtinë

“Pas incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, ku  nuk pati të lënduar, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku dhe ekipën përkatëse të drejtorëve vizituan vendin e ngjarjes dhe pas konsultimeve me ekipën e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipës për siguri dhe emergjenca u mor vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit,  të zhvendosen në hotel.  Sa i përket shkaqeve të incidentit të zjarrit, njësitë relevante policore  janë duke u marr me rastin”, thuhet në njoftim.

Lajmet Rama viziton shtëpinë e pleqve që u përfshi nga zjarri, të moshuarit do të zhvendosen në hotel >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>