Rama uron Vitin e Ri me atmosferën nga Baza Ajrore e Farkës

Baza Ajrore e Farkës ofroi një atmosferë festive këtë prag festash, duke mikpritur grupe fëmijësh në një atmosferë ndryshe.

Misioni i pilotëve dhe stafit mbështetës të kësaj Baze Ajrore këtë herë nuk ishte një mision i zakonshëm humanitar apo në shërbim të komunitetit.

Baza Ajrore e Farkës ofroi një ditë plot surpriza për fëmijët dhe prindërit e tyre, të cilët u njohën nga afër me mjetet e kësaj baze, ndërsa shijuan edhe xhiro me helikopterë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi një vigjilje të Vitit të Ri plot qetësi shpirtërore në familjet shqiptare, ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga atmosfera e gëzueshme e krijuar në Bazën Ajrore të Farkës.

Baza ajrore e Farkës është krijuar në 6 dhjetor të vitit 1967. Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke ndihmuar popullatën në emergjenca civile, veçanërisht në rastet e përmbytjeve, bllokimeve nga bora në zonat malore, tërmeteve apo edhe në kohë krizash.

Kjo bazë gjithashtu ka ndihmuar në trajnime të ndryshme të Forcave Ajrore, ose ushtrime të përbashkëta me forcat e njësive të tjera të Forcave të Armatosura, duke treguar cilësi të lartë dhe nivel të trajnimit të fluturimit.

Për të kryer misionin e saj, personeli i kësaj baze trajnohet intensivisht për të mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme teknikën e ajrit, për të kryer detyra të tilla si: transportimi i trupave, operacionet e kërkim-shpëtimit (SAR), shpërndarja e ndihmës ushqimore ose transportimi i pacientëve në emergjencave civile.

Në vitet e fundit infrastruktura bazës është përmirësuar ndjeshëm kryesisht për shkak të asistencës së ofruar nga ushtria italiane. Kjo bazë është një simbol i bashkëpunimit me aleatët tanë në ushtrime të përbashkëta, ku pjesëmarrësit kanë treguar dinjitet dhe profesionalizëm për të koordinuar veprimet për të përmbushur misionin.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker