​Rama: Të pandalshëm drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e pandalshme për shqiptarët.

Në hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, Rama vuri në dukje se nuk është rastësi që Kolegji Evropian u çel në të njëjtën kohë me hapjen e grup kapitullit të parë për negociatat e Shqipërisë me BE-në.

“Askush nuk do ta kishte besuar që kjo do të ndodhte në kohë kaq të shkurtër. Për mua nuk është rastësi që kolegji i Evropës e çel kampusin pikërisht në momentin që Shqipëria hapi grup kapitullin e parë për negociatat në Bashkimin Evropian. Yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë dhe rruga jonë drejt anëtarësimit tani është e pandalshme. Nuk ka kohë më të mirë që të kemi këtë grup studentësh të trajnuar për BE, por edhe për vetë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vuri në dukje se nëse Shqipëria vijon në rrugën e reformave të nisura, atëherë deri në fund të vitit 2025 mund të hapen të gjithë grup-kapitujt me Bashkimin Evropian.

“Familja jonë po përgatitet për ribashkimin e saj. Një ribashkim në të cilin do të bëhen bashkë që jetojnë ndërmjet Detit të Zi dhe Adriatikut. Për shembull, javën e shkuar, negociatat e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së kanë hyrë në fazë të re. Së bashku hapëm grup-kapitullin e çështjeve themelore. Nëse bëjmë punë shumë të mirë, atëherë të gjithë grup-kapitujt do të hapen deri në fund të vitit të ardhshëm. Kjo është vërtet fantastike”, tha ajo.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker