Rama takon ambasadorët e Ligës Arabe dhe Izraelit: Armëpushim urgjent, e ardhmja e Gazës pa Hamasin e trupat izraelite

E ardhmja e Gazës duhet të jetë pa Hamasin e pa trupat izraelite, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë për arritjen e armëpushimit.

Këtë qëndrim, Kryeministri Edi Rama ia shprehu ambasadorëve të Ligës Arabe, dhe ambasadores izraelite, në takimet e zhvilluara për ta.

“Ne nuk duhet të lejojmë vazhdimin e narrativës aktuale në të cilën palestinezët në Gaza kanë vetëm dy zgjedhje: Hamasi ose Izraeli. Komuniteti ndërkombëtar duhet të rritet dhe të krijojë një zgjedhje të tretë: një të ardhme për Gazën pa Hamas dhe trupat izraelite. Ka një rrugëdalje minimale dhe një armëpushim i menjëhershëm për lirimin e pakushtëzuar të pengjeve më duket një pikënisje e pashmangshme”- u shpreh kreu i ekzekutivit.

Vendet arabe dhe Izraeli, thotë Rama duhet të punojnë bashkë dhe të ndajnë përgjegjësinë për gjetjen e paqes.

“Pas krimeve të tmerrshme që Hamasi kreu më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. E vetmja mënyrë për të bindur Izraelin që të ndalojë operacionet e tij dhe të tërhiqet nga Gaza është duke ofruar garanci të forta se Hamasi është jashtë bordit. Për hir të paqes, Izraeli dhe vendet fqinje arabe duhet të punojnë së bashku dhe të ndajnë përgjegjësinë për paqen.”- shtoi Rama.

Rama thotë se Shqipëria mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj.

“Edhe pse aktualisht jemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si një vend i vogël, Shqipëria është plotësisht e vetëdijshme për kufizimet e saj në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, të gjithë aktorët duhet të ndajnë barrën e ndërtimit të paqes së qëndrueshme pavarësisht fuqisë, madhësisë apo rëndësisë. Ky angazhim është një domosdoshmëri për të gjithë ne dhe Shqipëria nuk do të hezitojë të bëjë pjesën e saj.”- shprehet Rama.

Në forumin e paqes të mbajtur në Paris në fillim të nëntorit, kryeministri Rama paraqiti propozimin e Shqipërisë qw një koalicion shumëkombësh i Ligës Arabe dhe Turqisë me një mandat të OKB-së të merrte përkohësisht kontrollin e Gazës dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez.

Lajmet Rama takon ambasadorët e Ligës Arabe dhe Izraelit: Armëpushim urgjent, e ardhmja e Gazës pa Hamasin e trupat izraelite >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>