Rama: Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia janë bashkuar në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.
Rama në Facebook është shprehur se kjo marrëveshje është nënshkruar për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik.
“Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri”, ka shkruar Rama.