Rama sfidon kritikët: Po ta kontrolloja unë SPAK-un, nuk do godiste nga PS-ja

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për procesin hetimor ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha dhe arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Pikëpyetjeve nëse SPAK mori urdhër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo urdhri doli nga zyra e Edi Ramës, kryeministri i dha përgjigje në një takim me socialistët në Fier.
Rama tha se amerikanët kanë qenë mbështetës të Reformës në Drejtësi, por tha ai, socialistët kanë qenë udhëheqës të saj, duke pranuar se ka bërë reformën në drejtësi, por se nuk e ka kapur SPAK.
Rama tha se nëse do të kishte kapur SPAK-un, nuk do të ishin goditur njerëzit pranë tij.
“Pastaj e kam kapur unë drejtësinë. Kjo besoj nuk ia vlen një shpjegim sepse kjo është e qartë që një qeveri që do të kapë drejtësinë, për çfarë do ta kapë, që të mos i kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë dhe pastaj të t’i kapin ata që duhen kapur kjo nuk është kapje e drejtësisë. Kështu që o ke brenda vetes vesin ose vizionin dritë shkurtër që të rrish në karrige dhe t’i kapësh të gjitha…ose kohën që je ulur në karrigen që të kanë vërë të tjerët dhe fuqinë e asaj karrigeje ta vësh në dispozicion për të bërë gjëra që mbeten për të gjithë. Kjo reformë në drejtësi ka filluar sot por do të mbetet pëer të gjithë sepse është e pakthyeshme”, tha Rama.
Kreu i qeverisë është vënë në qendër të kritikave kohët e fundit se kontrollon dhe dirigjon SPAK-un që të godasë kundërshtarët e tij politikë.
Lajmet Rama sfidon kritikët: Po ta kontrolloja unë SPAK-un, nuk do godiste nga PS-ja >> Rahoveci INFO.