Rama: Rezoluta anti-korrupsion e PS nuk prek kompetencat e SPAK

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion për kryeministrin Edi Rama nuk është për të prekur kompetencat e SPAK, përkundrazi për të vijuar para me “detyrat e Shqipërisë drejt integrimit në BE”.

Në një konferencë për gazetarët nga Kotori i Malit të Zi, Rama tha se në këtë komisioni debati dhe gjuha do te jetë teknike mes ekspertëve dhe gjuha e “sherreve politike do të vazhdojë në një hapësirë tjetër”.

“Korrupsioni ka qenë grangrenë, por tani është një fenomen shqetësues dhe ato reforma që prezantova janë edhe për anëtarësimin në BE. Kjo nuk lidhet me SPAK, më shumës e 50 % e detyrave për Shqipërisë janë detyra që lidhen me sistemin e drejtësisë. Plani i ri i Rritjes lidhet me reforma dhe masa të caktuara që janë dakordësuar dhe janë vendosur në tavolinë se cilat do të jenë dhe ato do të bëhen në rrugë e sipër që do behën në afat. A do ndërhyhet në SPAK? Këto janë muhabete kot se e para nëse do imagjinohet diçka e tillë do kalonte përmes ndryshimeve të kushtetutës. Si mundem unë të kem një synim të tillë kur isha unë me PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim sot mbështetjen pa ekuivok apo të kemi hapur gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK”, tha Rama.

I pyetur nëse ka sinjale nga opozita për t’iu bashkuar këtij komisioni, Rama tha se aktualisht drafti është në Kuvend dhe se bashkëpunimi me opozitën në disa prej çështjeve është i nevojshëm.

“Nuk jam në dijeni, di që është dorëzua rezoluta në parlament. Në këtë rast është e domosdoshme pasi për çështje të caktuara kërkohet një konsensus më i gjerë në parlament. Të gjitha partitë shqiptare nuk i diskutojnë që destinacioni është në BE dhe grindja është kush e çon më shpejtë. Sheret politike do vijojnë në hapësirat e tejra, por aty të flitet teknikisht me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthur të politikës së ditës”, tha Rama.

Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Në kuadër të kësaj rezolute PS ka propozuar edhe ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin.

Për këtë PS i shtrin dorën opozitës që përmes hartimit të një Plani Kombëtar Veprimi të merren masa konkrete.

Kryeministri Rama foli edhe për takimin e tij me diasporën në Athinë, ku tha se i vjen keq vetëm për fjalët “takim i bërë me autobusët e administratës”.

Për Ramën ky koment është fyerje e dinjitetit të shqiptarëve që ishin aty.

“E vetmja që më vjen keq është e gjithë përpjekja absurde për ta projektor ne sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie por jo të vërteten për arsye polakë, atë valle kuqezi në zemër të Athinës si një takim të bërë me autobusë të administratës. Më vjen keq se lëndohet dhe fyhen dinjiteti i të gjithë atyre që kishin ardhur atje dhe që ishin jo vetëm shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeveris, por edhe njerëz që i përkisnin palëve të tjera politike. Ata erdhën atje të gjithë si shqiptarë për të gjitha arsyet që dihen që lidhen me historinë e shqiptarëve të Greqisë. Në këtë aspekt është e vetmja gjë që më vjen keq. Në të gjitha gjërat e tjera ai takim do mbetet në kujtimet e mia si një moment i jashtëzakonshme shqiptarie dhe besoj se është edhe një moment psikologji kthese në shumë aspekte jo vetëm në raport e shqiptarëve me Greqinë, por edhe në raportin e botës shqiptare me Evropën.

Historia e shqiptarit në Greqi është shumë e rëndë dhe shumë e vështirtë ta inkuadrosh në tablonë e jetesës së qytetarëve në BE të atyre viteve. Shqiptarët e Greqisë kanë bërë përparime të jashtëzakonshme, vërtetë kanë problem me leje qëndrimet por një pjesë e tyre votojnë në Greqi. Do shohim shpejt zhvillime pozitive edhe në drejtim të lejeve të qëndrimit të përhershme dhe marrjes së shtetësi me të drejtë natyrale edhe në drejtime të tjera, çështjet e mbetura mes nesh do jenë në tavolinë, jo për të mbetur për dhjetëra vite, por për tu zgjidhur dhe për tu hequr përgjithmonë nga tavolina”, u shpreh Rama

Lidhur me deklaratën e Vulin se “Shqipëria e madhe mund ta mundet nga bota serbe me ndihmën e Greqisë”, Rama dha vetëm këtë koment.

“Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40-ve çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka, nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni nuk meriton asnjë koment”, tha Rama.

Lajmet Rama: Rezoluta anti-korrupsion e PS nuk prek kompetencat e SPAK >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>