Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë për punësimin e të rinjve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “Programi Kombëtar i Praktikave të Punës u bë një urë, një praktikë pune, e cila nuk është thjesht praktikë pune për t’u njohur me një punë të caktuar, por është pikërisht mundësia e krijimit të eksperiencës që brenda kornizës së ligjit i jep mundësi çdonjërit nga ju të konkurrojë”.

Në fjalën e tij në aktivitetin për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, Rama tha se “në këto 11 vite është bërë një punë serioze, e vështirë, pa diskutim, jo e mjaftueshme për të thënë që është një punë e kryer, për të transformuar administratën publike dhe për t’i dhënë një forcë aftësish dhe një mundësi të shprehjes se tyre që nuk e ka pasur më parë”.

“Administrata publike më parë ka pasur njerëz të zotë, pa dyshim. Sot, ju sapo keni hyrë dhe do të njiheni në ministri apo institucione me punonjës që mund të jenë në prag pensioni që kanë 30 vjet në administratë, që janë thesar. Po administrata publike nuk ka pasur as mundësi që të ndihet më e motivuar, të ndihet e shprehur as aftësinë për ta shprehur atë që i është dashur të bëjë, siç bëri në procesin screening, sepse ka qenë një administratë e dhunuar nga presioni politik”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “kam pasur gjithmonë brenda meje, siç kanë të gjithë praktikisht qytetarët shqiptarë, mbase jo në nivelin e shumicës së tyre, që mendojnë se administrata publike është një territor me shumë hije dhe me pak arsye për të pasur respekt, por gjithsesi një ndjesi pasigurie dhe një ndjesi që kjo do të ishte pjesa më pamundur e misionit tim dhe misionit tonë për ta ngritur administratën publike në një nivel të respektueshëm, të paktën në të gjallët e mi”.

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker