Rama: Pranverën e ardhshme kërkoj votën e shqiptarëve në Britani

Londra e Britanisë së Madhe, është ndalesa e radhës, ku kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me komunitetin shqiptar.
Në fjalën e tij, Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Londër. Ai tha se pranverën e ardhshme do dëshironte votën e shqiptarëve për t’i bërë të gjithë krenarë në sytë e botës.
“Flamuri ynë në duhet të ngrihet mes të barabartëve si simbol në Bashkimin Evropian. Ju sot nuk jeni thjesht bashkëatdhetarë, por jeni votues që për herë të parë do të merrni pjesë në zgjedhje duke ushtruar të drejtën e votës nga këtu ku jeni. Ju them se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj për t’ju bërë të gjithëve ju më krenarë në sytë e botës”, tha Rama.
Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA. /vizionplus.tv