Rama: Po luftojmë korrupsionin, anëtarësimi në BE e vetmja rrugë për ne

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat e huaja lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke e konsideruar këtë si të vetmen rrugë që populli ynë e ka zgjedhur në mënyrë të lirë.

“Për ne është rruga e vetme që kemi zgjedhur të lirë, pas shekujsh në pamundësi për të zgjedhur ku dhe kush donim të ishim. Jemi optimishtët më të mëdhenj për unionin në të gjithë Europën bazuar edhe në sondazhet e BE dhe unë besoj shumë që kjo është e lidhur me historinë tonë dhe me bindjen e brendshme për të qënë pjesë e hapsirës, paqes dhe lirisë”- tha thënë Rama për Euroneës Business.

Sa i takon pyetjes nëse Shqipëria është gati për të qenë pjesë e këtij bashkimi, Rama tha se asnjë shtet nuk është gati për t’u anëtarësuar por nga ana tjetër e cilësoi si një kohë të humbur kot mbajtjen e vendit tonë në ‘dyert e BE’.

“Askush nuk është gati për të qënë pjesë, por në të njëjtën kohë është kohë e humbur duke na mbajtur ne tek dera, uke mos lejuar bisedimet e anëtarësimit që janë burimi më i madh i njohurive për shtet-bërjen. Tani me hapjen e bisedimeve ne nuk e kemi me nxitim sepse ne kemi nevojë të përdorim këto njohuri dhe ti tranferojmë këtu , dhe atëhere do të jemi pjesë shpresoj”- theksoi kryeministri.

Lidhur me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, Rama mori si shembull Reformën në Drejtësi si detajin që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera kandidate, duke argumentuar se tanimë nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për zyrtar apo ish-zyrtar, nëse ka bërë shkelje, do të përgjigjet para drejtësisë.

Por pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë tha se vendi ka ende shumë punë për t’u bërë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

“Ti kurrë nuk e di sa mjaftueshëm është bërë kur flitet për krimin e organizuar dhe korrupsionin. As në vendet e BE nuk është bërë mjaftueshëm, jo më në vende si tonat që janë akoma në proces. Ajo që Shqipëria ka bërë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar është unike mes të gjitha vendeve që sot negociojnë për anëarësimin. Llogaridhënia përpara ligjit është bërë shumë e qartë dhe nuk ka rëndësi nëse I përket pushtetit aktual apo atij të ka qënë, nëse ke probleme me drejtësinë, drejtësia do vi për ty. Sigurisht që kemi shumë më shumë për të bërë dhe prandaj të thash sinqerisht që nuk jemi gati për tu bërë pjesë e BE sot”-përfundoi Rama.

Lajmet Rama: Po luftojmë korrupsionin, anëtarësimi në BE e vetmja rrugë për ne >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>