Rama përshkon Shkodrën në këmbë, shkon lagje më lagje, takon qytetarët dhe premton investime

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar dy ditë në Shkodër, ku mblodhi qeverinë dhe kryebashkiakët e vendit.

Ditën e dytë, Rama zhvilloi takime me strukturat socialiste, por jo vetëm kaq.

Ajo që bie në sy është se Edi Rama ka lëvizur lagje më lagje në këmbë nëpër qytetin e Shkodrës ku ka takuar edhe qytetarë të ndryshëm.

Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale. Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën. Se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”- shkruan Edi Rama për vizitën në Shkodër.

Një lëvizje të tillë për të parë nga afër situatën e qytetit më të rëndësishëm në Veri, Shkodrës, kryeministri nuk e ka bërë në asnjë qytet tjetër.

Pak më herët në një tjetër status, Rama shkruante: “Shkodërlocja në fjalët e Ernest Koliqit:

“Përhap lajmin e zgjimit rrezja e parë e t’parat përshëndetje dridhen n’heshti l’letë, e shpejt n’at lavdi, qe e vesh’ fare, Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë”

Lajmet Rama përshkon Shkodrën në këmbë, shkon lagje më lagje, takon qytetarët dhe premton investime >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>