Rama njofton se Murati i ka “qitë paret” për Prishtinën – thotë se do t’i përshpejtoj pagesat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Ministria e Financave ka filluar alokimin e pjesshëm të shumës prej 25 milionë euro nga bartja e vitit 2024, duke e cilësuar këtë si lajm të mirë për qytetarët dhe punëtorët e kryeqytetit.

Sipas Ramës, Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës po punon sot jashtë orarit të rregullt me qëllim që procesimi i pagesave të kryhet sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase.

Komuna ka bërë të ditur se, në varësi të ritmit të alokimit nga Ministria e Financave, pagesat do të procedohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt derisa të përfundojë i tërë transferi i shumës prej 25 milionë eurosh.

Rama ka falënderuar qytetarët dhe punëtorët e kryeqytetit për durimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se ky zhvillim do të lehtësojë proceset financiare dhe funksionimin e rregullt të shumë shërbimeve komunale.

Komuna e Prishtinës pret që alokimi i plotë nga Ministria të finalizohet në ditët në vijim.

Lajmet Rama njofton se Murati i ka “qitë paret” për Prishtinën – thotë se do t’i përshpejtoj pagesat >> Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker