Rama nga Vlora: Më 11 maj t’i japim mesazh Europës, ne duam të jemi në BE

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, ishte i pranishëm sot në qytetin e Vlorës ku prezantoi kandidatët socialistë për zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e tij Rama e vuri theksin edhe njëherë tek e ardhmja e Shqiëprisë në integrimin europian. Sipas tij shqiptarët në 11 maj duhet t’i japin një meszh të fortë Europës, duke i thënë se ne duam të jemi në BE.
“Nëse më 11 maj i japim mesazhin Europës që ne duam të jemi në BE m një shumicë që del nga kutia e votimit, me një shumicë që bën presion pozitiv me ta kjo ëhstë një gjë. Por nëse Shqipëria jeop mesazh se ne merrimi me mustaqet e Kujtim Gjuzit, apo disa që thonë ne kemi Pasaportë europiane, jo more zotëri ne nuk e kemi Pasaportën europiane. Neve na lejohet të shkojmë në Europë, por jo të ndalojmë atje. Nuk bëhet fjalë këtu fiton a nuk fiton PS, por mesazhi është se ne jemi më të dobët atje”, tha Rama.