Rama nga Thethi: Falim gjobat për ndërtimet pa leje. PD lufton komunizmin, ne punojmë!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Theth për të ndarë më shumë se 200 titujt e pronësisë së shtëpive aty dhe në disa zona të tjera të Veriut.

“Siç u dhashë fjalën, në fund të muajit ne do të riktheheshim dhe ja ku jemi sot. Por jo thjeshtë për të biseduar, por për të shpërndarë titujt e pronësisë. Për të cilët nuk është se e nisëm punën atë ditë, por një punë e nisur prej kohësh për zonat si zona juaj.

Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, ndërkohë janë dhe 90 tituj të tjerë, për 40 prej tyre duhet bashkia e Shkodrës të bëjë ndryshim në studimin e zonës që është një çështje e natyrës ligjore, por jo e vështirë që besoj do përfundojë brenda shtatorit, dhe për 50 të tjerë është problematika e ndërtimin në tokën e tyre por përtej aftit për legalizimit. Do të gjejmë një zgjidhje për këtë, një zgjidhe e dedikuar për të gjithë ata që janë në kushtet tuaja”, u shpreh Rama.

Ndërkohë kreu i ekzekutivit dha edhe një lajm të mirë për gjobat që janë marrë për ndërtimet apo ndërhyrjet pa leje në shtëpitë ekzistuese.

“E dyta që ju e shtruat në takimet e bëra herën e fundit, çështja e gjobave. Këtu ka një masë të madhe gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve apo ndërhyrjeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër, që janë bërë për shkak të nevojës për krijim ekonomie përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë e ka bërë të pamundur.

Qeveria do t’i fali të gjitha këto gjoba, sepse nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’iu shmangur ligjit. Por kjo nuk do të thotë që do të lejohen ndërtime të tjera pa leje”, u shpreh Rama.

Lajmet Rama nga Thethi: Falim gjobat për ndërtimet pa leje. PD lufton komunizmin, ne punojmë! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>