Rama në Bavari: Disa vite më parë nuk imagjinohej që Shqipëria të ishte e ftuar nderi në forumin strategjik të politikës gjermane

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Kloster Banz në Bavari të Gjermanisë, ku mori pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Rama adresoi lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

“Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Lajmet Rama në Bavari: Disa vite më parë nuk imagjinohej që Shqipëria të ishte e ftuar nderi në forumin strategjik të politikës gjermane >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>