Rama: Në 11 maj votoni për Shqipërinë në BE, largohuni nga këneta dhe nga këta që duan zgjedhjet të parakohshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë takimit me qytetarët e Kuçovës u ndal sërish te e ardhmja në Bashkimin Europian.

Ai tha se 11 maji është një datë historke dhe qytetarët nuk duhet ta lënë të ardhmen e vendit drejt BE në duart e atyre që nuk e duan BE-në, apo ata që bërtasin që do të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, duke iu referuar partive të reja.

Sipas tij si këneta si partitë e reja që të rinj kanë vetëm kryetarët nuk mund dhe nuk duhet të jenë pengesë mes shqiptarëve dhe Europës, prandaj duhen ndëshkuar me votë.

“Ne biem dakord atje, vijëmë këtu dhe duhet t’i shkojmë pas avazit atyre që nxjerr në breg këneta, apo atyre partive të reja që të re kanë vetëm kryetarët, që në listë të mbyllur kanë hallat, xhaxhallarët dhe krushqit. Parti të reja që thonë se nëse ne na vjen në dorë kjo punë, ne do të shkojmë në zgjedhje të reja. Por nga njëra anë duhet të shkojmë në BE, e nga ana tjetër të themi prisni pak se kemi ca punë me Kënetën. Një kënetë specie e vërteë dhe ca të tjerë që duan zgjedhje të parakoshme. Kjo gjë bën që do të mbyllet dera. Këto zgjedhje dhe ky mandat nuk janë për mua, është për shumë më tepër se sa kaq. Arsyeja pse unë them që duhet një mandat i katërt për PS është sepse këtu bëhet fjalë për një mision historik, një mision i cili e ka zanafillën e vet te profecia e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. I cili duke vënë barrikadën e perëndimit nga lindja, përcaktoi fatin tonë si fat të lidhur me perëndimit. Më vonë Rilindasit na e lanë me shkrims e për ne shqiptarët dielli lind andej ga perëndon. Pastaj kaluan ca kohë të vështira dhe sot jemi sërish këtu, pranë integrimit”, tha Rama.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker