Rama me shqiptarët e Luksemburgut: Pse vota e emigrantëve nuk është e mundur

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg të integruar në sektorët kyç të administratës dhe më gjerë.

Një ndër temat e diskutuara ishte dhe vota e emigrantëve, një çështje për të cilën qeveria duhet ta realizojë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i qeverisë shpjegoi arsyen pse vota e diasporës nuk ka qenë e mundur deri tani, por sipas tij parashikimi është i zymtë edhe për zgjedhjet e 2025.

Sa i takon votës së emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti se ne duam por është çështje e bazës së të dhënave.

Nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion, edhe pse kemi bërë disa tentative.

Nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën apo kartën e identitetit shkojmë e bëjmë atë ditë që na duhet. Çështja e databazës na pengon shumë për të bërë votën e emigtanëve”, tha Rama.

Lajmet Rama me shqiptarët e Luksemburgut: Pse vota e emigrantëve nuk është e mundur >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>