Rama kthen opozitën në film të animuar: Berisha, Basha dhe Lapaj në dialog

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar t’i kundërpërgjigjet opozitës me një video të animuar që ka shpërndarë në rrjetet sociale. Në këtë video, figura të njohura të opozitës, si Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha, janë paraqitur në një bisedë.

Në këtë animacion, Rama e portretizon Lapajn si një politikan të ri, por që ende mbetet i lidhur me të kaluarën dhe nuk përfaqëson një ndryshim të vërtetë. Berisha shfaqet si një udhëzues që jep këshilla për veprimet e ardhshme të opozitës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Nga ana tjetër, Basha i bën thirrje Lapajt të bëhet “Euroatlantik”, ndërkohë që ai përsërit një deklaratë të tij të famshme drejtuar Ramës, ku thotë se 7×7 është 313.

Dialogu ne videon e animuar te postuar nga Rama:

Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?

Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!

Basha: Revolucioni ka ardhur! 7×7=313

Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!

Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!

Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!

Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! To Adriatik bëhu euroatlantik!

Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.

Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!

Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.

Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.

Lapaj: E di atë!

Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!

Lapaj: Ashtu jam!

Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!

Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!

Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker