Rama: Kemi nisur punën për samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme i është rikthyer rubrikës “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, pas zgjedhjeve të 11 majit. Pasi fitoi mandatin e katërt, kreu i qeverisë tha se ndodhen në një moment reflektimi ndërsa theksoi se së shpejti do të marrin lajmin për të hapur një tjetër grupkapitujsh të negociatave.
Rama bëri të ditur se ka nisur puna për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.
“Shpresojmë se besojmë se së shpejti do të marrim lajmin e hapjes së një tjetër grup kapitulli, sipas ambicies dhe planit të hapim pastaj dhe grup kapitullin e fundit. Ndërkohë Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Kemi filluar punën për samitin e NATO-s. Në dukje ka kohë, por kjo është mënyra se si punohet, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të githa kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës, pritjes, logjistikës e kështu me radhë, topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit”, ka thënë Rama. /vizionplus.tv