Rama fton shqiptarët e Italisë: Kthehuni dhe sillni paratë tuaja në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

Ai tha se koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur, ndërsa ftoi diasporën që të vijë dhe të investojë këtu kursimet nga emigracioni, por të vënë në zbatim edhe dijet e tyre.

“Kemi shumë punë për të bër, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.

Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh.

Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Lajmet Rama fton shqiptarët e Italisë: Kthehuni dhe sillni paratë tuaja në Shqipëri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>