Rama: Erdhi dita të shohim në burg ministra. Në 2030 do kemi 20 mln turistë!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e zgjeruar të PS në Durrës, tha edhe se në Shqipëri miti i pandëshkueshmërisë ka rënë. Sipas Ramës, dikur dukej e pamundur, por sot ka ardhur dita që të shohim në burg edhe ministra.

Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë që gjë dukej e pamundur deri disa kohë më parë. Pyetjet a mendon se do ta jetosh ti ditën kur do shohësh një ministër në burg njerëzit thoshin jo.

Ja pra që kjo dikë ka ardhur dhe nuk ka ardhur për të ikur, por ka ardhur për të qenë pjëse e jetës shoqërore të këtij vendi që kush del nga rruga e zotit dhe e ligjit mund t’i ndodhë dhe kur i ndodh duhet të përballet me ligjin.

Një reformë që të godasë majtas dhe djathtas. Nuk është e lehtë, nuk është ndjesi e kënaqshme kur sheh njerëz me të cilët ke ndarë një pjesë të rrugës tënde që papritur shfaqin një fytyrë që papritur”,-tha Rama.

Nga Durrësi, kreu i qeverisë ka folur edhe për bumin turistik të sezonit që lamë pas. Rama tha se deri në vitin 2030 Shqipëria mund të arrijë shifrën e 20 milionë vizitorëve të huaj.

“Mbase është pak, por këtë vit ne kemi përjetuar një moment jashtëzakonisht kthese në turizm. Kemi arritur një shifër që jo shumë vite më parë do dukej e paimagjinueshme. Kemi arritur në muajin tetor, që nuk është piku i sezonit, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Kanë ardhur mbi 80% plus, nga janari në tetor kemi prekur shifrën e 9 milionë turistëve”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Projekt-buxhetin për 2024, e quajti një portë të re për Shqipërinë, ndërsa theksoi se qeveria zotohet për rritje rrogash dhe për pagën mesatare 900 euro.

“400 milionë euro rritje pagash. Paga mesatare në shqipëri do të shkojë në 900 euro. Kjo në sektorin publik, ku do të rriten pagat për mjekët, për punonjësit e tjetër do të ketë rritje. kjo rritje pagash që kemi bërë, ka tërhequr dhe sektorin privat”.

Kryeministri informoi se vitin që vjen do të rriten përsëri pagat për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit, punonjësit e rendit dhe forcat e armatosura.

“Kur ne kemi marrë detyrën dhe për një periudhë kohë kur e kishim të pamundur të bënim ndërhyrje, kanë qenë forcat e armatosura më të keqpaguara. Sot Forcat tona të Armatosura janë në nivelin e lartë të rajonit dhe ambicia jonë është ti çojmë mbi mesataren e ushtrive të NATO-s”, u shpreh ai.

Kryeministri, më tej shtoi se rritja e pagave në sektorin publik ka udhëhequr edhe rritjen e pagave në sektorin privat, ndërkohë që sipas tij aksioni antiinformalitet për pagat ka dhënë rezultate.

“U bë një formalizim pagash, pasi dolën pagat rrugëve. Ekspozimi i pagave solli një nxitje të vetvetishme. Sot kemi një rritje pagash për sektorin privat dhe këtë e dëshmojnë ata që japin punë apo kanë marrë punë në sektorin privat. Kjo politikë pagash ka tërhequr shumë fort edhe sektorin privat, sepse nuk mund ta pranojë konkurrrencën që i bën sektori shtetëror dhe për të marrë njerëz të përgatitur rrit pagat”, u shpreh kryeministri.

Treguesit ekonomikë pozitivë, për Ramën do të frenojnë edhe joshjen e të rinjve për të parë tregun europian si mundësi punësimi, ndërsa në këtë pikë, komentoi edhe ligjin që ndalon studentët e mjekësisë të punojnë jashtë vendit 5 vite pas diplomimit.

“Pse të marrësh një diplomë për faktin që kostoja reale mbulohet nga taksa e të gjithve ju, duan të ikin në gjermani dikret, po mirë për cfarë paguajnë taksat qytetarët këtu, për sistemin shëndetësor gjerman? Si është e mundur që të pranojmë të financojmë studime, me tarifë qesharake fare sistemin shëndetësor gjerman, po pse? Si qenka kjo? Ku jemi këtu? Dhe nuk jemi ne kohëra normale, por në kohët kur Europa është turrur për mish njeriu për krah pune”.

Sakaq, nga qyteti bregdetar i Durrësit, Rama njoftoi se në Kongresin e PS që do të mbahet në fillim të dhjetorit do të shpalosen prioritetet për vijimësinë e punës së selisë rozë.

Lajmet Rama: Erdhi dita të shohim në burg ministra. Në 2030 do kemi 20 mln turistë! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>