Rama bëhet gati për zgjedhje në Himarë, emëron Vangjel Tavon Prefekt të Vlorës

Partia Socialiste ka nisur lëvizjet për t’u futur në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen pas dënimit me burg të kryebashkiakut të zgjedhur nga kampi i djathtë, Fredi Beleri.

Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur emërimi i Vangjel Tavos si prefekt i qarkut të Vlorës, duke zënë vendin e Flamur Mamaj. 

Me këtë rikthim të Tavos në skenën politike, duket qartë se Rama tashmë synon maksimizimin e votave të minoritetit grek në Qarkun e Vlorës, e veçanërisht në Bashkinë Himarë.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Lajmet Rama bëhet gati për zgjedhje në Himarë, emëron Vangjel Tavon Prefekt të Vlorës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>