Rama anulon takimet me diasporën shqiptare në Londër dhe Mynih

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Londër që ishte parashikuar këtë të diel më 2 qershor është shtyrë.

Ende nuk ka një datë se kur do të mbahet takimi, por mësohet se shkak për shtyrjen e takimit janë zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.

Por gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka anuluar edhe takimin e 9 qershorit me shqiptarët e Gjermanisë, në Mynih. Shkak për këtë vendim janë bërë zgjedhjet për Parlamentin Europian të dielën e ardhshme.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.

Kryeministri Rama e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkëatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë.

Lajmet Rama anulon takimet me diasporën shqiptare në Londër dhe Mynih >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>