Raketa ukrainase bie në Bjellorusi

Pas ngjarjes në kufirin polak, ku mbetjet e një rakete ukrainase vranë 2 civilë të pafajshëm, një tjetër incident është regjistruar këtë herë në Bjellorusi, për të treguar edhe njëherë se mjaftojnë shkëndija të tilla që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë të marrë përmasa më të mëdha.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ‘BelTA’, një raketë ukrainase S-300 ra të enjten në territorin e Bjellorusisë. Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur Rusia po sulmonte me raketa Ukrainën.

LEXO EDHE KETE

Cikloni i acartë Elliot që mbërtheu SHBA-në, do të arrijë në Evropë

Autoritetet në Minsk po hetojnë nëse ishin sistemet e mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë që e kishin rrëzuar raketën dhe nëse ajo kishte lëshuar gabimisht.

Fatmirësisht nga rënia e kësaj rakete nuk janë shënuar persona të lënduar.

S-300-at janë raketa të mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike që përdoren nga Rusia dhe Ukraina. /Rahoveci.info.info/

Lajmet Raketa ukrainase bie në Bjellorusi >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!