“Rahovec ‘Akropolis’ – What for?”: Reagimi i një mikes nga Gjermania që po bën xhiron e rrjetit

Një qytetare, mike e Rahovecit që jeton në Gjermani, është bërë virale në rrjetet sociale pasi ka publikuar një fotografi simbolike nga sheshi i qytetit, ku shihet duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin:“RAHOVEC ‘AKROPOLIS’ – WHAT FOR?”Fotoja, e realizuar në sheshin e ri të qytetit, ka ngjallur reagime të shumta në publik. Përmes këtij gjesti, ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si është realizuar dhe si duket aktualisht projekti i sheshit, duke e konsideruar si një hapësirë pa gjelbërim, pa identitet urban dhe pa funksionalitet për qytetarët.“Kam ardhur pas shumë vitesh nga Gjermania dhe prisja të shihja një shesh që i jep jetë qytetit. Por ajo që pashë më duket si beton i zbrazët, pa shpirt. Rahoveci meriton më shumë,” ka thënë ajo për mediat lokale.Reagimi i saj është pritur me shumë komente, ku qytetarë të tjerë kanë shprehur të njëjtat shqetësime, duke kërkuar më shumë transparencë dhe cilësi në projektet publike të komunës.

Shumë qytetarë ndajnë të njëjtin mendim, duke kërkuar nga komuna që të ndërhyjë për ta bërë sheshin më funksional dhe më tërheqës për banorët dhe vizitorët.

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker