Qytetari në Rahovec i gjen 10 mijë €, i dorëzon në Polici për t’ia kthyer pronarit

Shaip Himaj, një banor i fshatit Gexhë të Rahovecit i ka dorëzuar 10 mijë euro të dielën në Polici, të cilat i kishte gjetur.

Ato i kishin humbur një qytetari.

Policia njoftoi se Himaj u paraqit në stacionin policor për t’ia kthyer paratë pronarit.

“Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, shkroi Policia në një postim në faqen e tyre në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Një qytetar ka gjetur një shumë parash dhe ka njoftuar policinë, paratë e gjetura i janë kthyer pronarit

Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.

Lajmet Qytetari në Rahovec i gjen 10 mijë €, i dorëzon në Polici për t’ia kthyer pronarit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>