Qytetarët e RMV-së, mobilizohen për bojkot të ri të marketeve këtë të premte

Qytetarët po mobilizohen për bojkot të ri të marketeve këtë të premte. Aksioni në rrjetet sociale me të cilin thirren qytetarët që në mënyrë edhe më masive të përmbahen nga blerja është quajtur “E premtja e zezë për marketet”.

TV21 bisedoi me një prej kreatorëve të Faqes së Facebook-ut që edhe më 31 janar bënë thirrje për bojkot. Thotë se aksioni paraprak ishte i suksesshëm dhe se po bëhet thirrje për bojkot edhe më masiv të shitoreve edhe këtë të premte për shkak se çmimet nuk janë ulur.

Qeveria paralajmëroi kontrolle dhe dënime më rigoroze, por ende nuk ka detaje se çfarë kanë treguar kontrollet inspektuese në zinxhirët e mëdhenj tregtarë të vendit.

Për ekspertët, bojkoti mund të kuptohet si porosi dhe të perceptohet si presion dhe po jep efekte momentale. Thonë se problemi me çmimet është nga natyra strukturore.

Bojkoti që u mbajt të premten e kaluar mori mbështetje të gjerë nga opinioni, partitë politike dhe funksionarët si dhe u tregua si i suksesshëm.

Sipas të dhënave të DAP qarkullimi në zinxhirët më të mëdhenj të marketeve është përgjysmuar, ka rënë për pothuajse 47% në krahasim me të premten paraprake por edhe ditën paraprake, të enjten. Por të dhënat kanë treguar se qytetarët të shtunën pas bojkotit kanë blerë për 11.2% më shumë sesa të shtunën paraprake. /TV21


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker