Qorrolli për ftesën e Prokurorisë ndaj Kurtit: Gjah shtrigash, nuk ishte momentumi i duhur
Zëvendësministri i Drejtësisë Vigan Qorrolli dhe njëherësh kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në emisonin “Click” në RTV21 komentoi ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë Kryeministrit Albin Kurti.
Qorrolli e konsideroi si moment të papërshtatshëm ftesën që iu bë kryeminisrtit.
“Momentumet të cilat për shkak të statusit që ata gëzojnë janë të ndryshme prej ordinerëve ose prej njerëzve që iu shkohet me polici te dera, dhe Prokuoria e Kosovës gjen momentete të papërshtatshme për me ftu kryeministrin për çështje të tilla të cilat nuk as rol as rëndësi…”, tha Qorrolli.
Qorrolli më tej akuzoi Prokuorinë Speciale duke thënë se “ka bërë gjah shtrigash për gjatë këtyre katër viteve rresht ndaj zyrtarëve të lartë të LVV-së dhe Qeverisë”, tha Qorrlli.
Ai akuzoi Prokuorinë se nuk ka ftuar zyrtarët e qeverive të kaluara të cilat aktualisht janë në opozitë , për siç tha Qorrolli keqperdorimet që i kanë bërë.
Zëvendësministri i Drejtësisë Qorri po ashtu tha se beson se kryeministri Kurti do t’i ushtrojë detyrimet ndaj ligjit./21Media