Qoku: Deri sot VLEN-i numëron 9 deputetë, në ditët në vijim na shtohet deputeti i 10-të, pse jo edhe i 14-ti

Bekim Qoku tha se VLEN i numëron 9 deputetë ndërkohë që presin që ky numër të rritet, që siç tha, ditët në vijim do të shtohet edhe deputeti i 10 dhe 11, transmeton TV21.

Qoku tha se me 10-të deputetë, janë Grupi Parlamentar më i madh në Kuvendin e RMV-së.

“Jam këtu që t’ju informojë edhe zyrtarisht se grupi parlamentar VLEN i numëron 9-të deputetë ndërsa në ditët në vijim besoj se do të na shtohet edhe deputeti i 10-të dhe më pas edhe i 11-ti dhe pse jo edhe i 14-ti dhe kështu praktikisht, me 10-të deputetë jemi grupi më i madh parlamentar shqiptar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Qoku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV21 Macedonia (@tv21hd)

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker