Qeveria s’i merr për bazë vërejtjet, miraton projektligjin për KPM-në

Me 59 vota për, dy abstenim, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Deputetët që abstenuan këtë projektligj ishin Dimal Basha dhe Eman Rrahmani.

Po ashtu me 60 vota për e një abstenim kanë kaluar 93 amendamente të komisionit funksional për këtë projektligj.

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, tha se për gashtë muaj e kanë shqyrtuar këtë projektligj.

“Komisioni ka gjashtë muaj që e shqyrton këtë projektligj. Kemi pasur komente të shumta. I kemi analizuar të gjitha ato komentet me seriozitet dhe në fund kanë rezultuar 93 amendamente”, u shpreh ai.

Për këtë projektligj, kanë adresuar kritika Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e shoqëria civile.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Lajmet Qeveria s’i merr për bazë vërejtjet, miraton projektligjin për KPM-në >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>