Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije vendimet e marra.

Manastirliu: Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës TikTok. Në takimet dhe konsultimet që ne kemi kryer, prindërit kanë rekomanduar dhe kanqë qenë pro mbylljes apo kufizimit të paltformës TikTok. Ne kemi ngritur një grup pune me pjesëmarrjen e institucioneve që kanë përgjegjësi direkte në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve, kemi analizuar efektete që vijnë nga këto platforma online, dhe pasojat që lidhen me rastet direkte të dhunës fizike të nxitur nga këto elemente në mjedisin digjital. Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën Tik Tok. Ky kufizim do të jetë për një periudhë 12-muroje, periudhë e cila do të na lejojë të marrim masa në bashkërendim me përfaqësuesit e Tik Tok. Ne kemi nisur një komunikim me përfaqësueist e Tik Tok për marrjen e masave, duke filluar nga filtrat sa i përket moshës dhe filtrave në lidhje me të gjithë aspektet e komunikimit në gjuhën shqipe. Duke vendosur këto filtra do të ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshiruara. Periudha e kufizimit do të jetë deri në 12 muaj.

Është mbyllje e përkoheshme e aksesit në TikTok. Për 12 muaj do të marrim të gjitha masat në mënyrë që aksesi në TikTok të mos dëmtojë fëmijët dhe të rinjtë. Do të jetë Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike që do të punojë me entete përlkateëse dhe brenda një periudhe të shkurtës kohore që mund të jetë disa ditë ose një javë e pak do të realizojë këtë ndërprerje të përkohshme në patformën e TikTok.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker