Qeveria merr vendim që t’i lejojë veturat me targa të Serbisë të hyjnë pa stikera në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Komunikata e Zyrës së Kryeministrit thotë se “heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Sipas njoftimit, vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Kujtojmë se prej 1 janarit, Serbia ka marrë vendim që t’i lejojë të qarkullojnë në territorin e saj automjetet me targa të Republikës së Kosovës, pa u vendosur stikera.

Lajmet Qeveria merr vendim që t’i lejojë veturat me targa të Serbisë të hyjnë pa stikera në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>