Qeveria emëron dy komisione ad hoc
Qeveria Kosovës se ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar dy komisione ad hoc.
Siç bëhet e ditur në njoftim në këtë mbledhje është themeluar komisioni ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese, drejtor i përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Gjithashtu njoftohet se është formuar edhe komisioni ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese, drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.