Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve

Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën është lansuar Platforma për të Drejtat e Fëmijëve, është aprovuar Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe është diskutuar çështja për jetësimin e të drejtave të fëmijëve.

Kjo platformë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjurmimin e progresit të arritur për fëmijët dhe sigurimin e një tabloje gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Gjithë ky diskutim në objektin e qeverisë së Kosovës u bë me rastin e 1 qershorit Ditës së Fëmijëve, ku të pranishëm përveç zyrtarëve shtetëror ishin të pranishme edhe fëmijë e përfaqësuese të shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Habit Hajredini, drejtor në Zyrën për Qeverisje të mirë, ka thënë se si qeveri janë fokusuar në zbatimin e ligjit për mbrojtën e fëmijëve, sipas tij, edhe duke përshpejtuar njëkohësisht nxjerrjen e akteve nënligjore të këtij ligji.

“Sot jemi bë bashkë mes institucioneve si fëmijë, prind e gjithë shoqëri civile, për të diskutuar progresin sfidat, ku po të njëjtin edhe kohë edhe me i paraqit dy dokumente  të rëndësishme që kanë të bëjnë me platformën për të drejta e fëmijëve dhe për të diskutuar lidhur me raportin Konventën e të drejtat e fëmijëve  për nivel të vendit”.

“Si qeveria jemi fokusuar zbatim të legjislacionit, sidomos ligjit të mbrojtës së fëmijës duke përshpejtuar njëkohësisht nxjerrën e akteve nënligjore të këtij ligji, që është gama kyqe e zbatimit të ligjit. Njëkohësisht  kemi punuar në mënyrë paralele në bashkëpunim me organizatat  jo qeveritare për të ngrit kapacitet e shërbyesve civil  për të zbatuar ligjin për të mbrojtjen e fëmijës dhe për te marr përsipër obligimet që dalin nga legjislacioni”, ka thënë ai.

Asra Gërbershi, përfaqësuese e fëmije me aftësi të kufizuara, ka thënë se si fëmijë me aftësi të kufizuar shpesh herë ndjehet e diskriminuar, por që kjo gjë ata nuk e ndal në as një moment në rrugën që të ndryshoj perceptimet e shoqërisë.

Ajo ka thënë se si fëmijë shpesh herë përballen me mungesë të shërbimeve adekuatë shëndetësore e edukative, kështu sipas saj, duke mos pasur qasje në shkolla, duke mos pasur pajisje teknologjike që ju lehtëson mësimin, duke pasur mungesë të mësueseve asistent e duke mos pasur transportin për të shkuar në shkollë.

“Sot jam këtu që  të prezantoj zërin e fëmijëve, zërin tim ata të shokët  të mi dhe shoqeve të mija. Në jetën time kam shumë sfida  por edhe takojë fëmijë sfida nga më të ndryshme disa prej tyre i përjetoj edhe unë. Unë në kam aftësi të kufizuar dhe shpesh herë diskriminohem, por kjo nuk do të thotë  qe më zmbrapse përkundrazi  e ndjej obligim dhe e kam  vullnet të ndjeje  obligim te ndërroj perceptimet, dhe u bej me dije që mundem jo vetëm un po të gjithë fëmijët e tjerë. Ne nuk kemi shumë shërbime adekuatë shëndetësorë edukative, nuk kemi shkolla plotësisht të qasshme,  as me pajisje teknologjike që na j lehtëson mësimin. Nuk kemi mjaftueshëm mësues asistent nuk kemi transport për  të siguruar pjesëmarrjen në shkolle. Nuk është shume e komplikuar nëse mendoni më shume për ne na kuptoni nevojat tona dhe ndërmerrni hapa për të përimtuar jetën tonë”, ka thënë ajo.

Zv.ministiri i Arsimit Taulant Kelmendi, ka thënë se MASHT-i vitin e kaluar shpalli politikën për mbrojtjen  fëmijës, dokument i mbështetur në Konventë e të drejtës së njeriut.

Ai me këtë rast ka përmendur edhe vendimet e tjera që ka marr kjo ministri duke përmirësuar dhe rritur cilësinë e arsimit për të gjithë fëmijët.

“Ministria Arsimit vitin e kaluar shpalli politikën për mbrojtjen  fëmijës, dokument i mbështetur  në Konventën e të drejtave të njeriut. Qasja në edukim dhe arsim cilësor është drejt themelore e njeriut. Krahas kemi zhvilluar pakon e 12 moduleve të mbrojtjes së fëmijëve . Veprimet tona  gjithmonë  janë orientuar ne disa drejtime, njëkohësisht  si avancimi i kuadrit ligjorë përmirësimi i teksteve shkollore për ngritjen e cilësisë në arsim, akreditimi i programeve cilësore për trajnimin e mësimdhënësve. Kemi ndarë 250 mije euro përkrahje për organizata  që mbështesin fëmijët jo shumicë. Tash e tri vite kemi ndarë grand specifik  ne mbështetje të praktikes profesionale dhe çdo vit ndahen rreth  3.5 milionë euro për komunat dhe shkollat tona”, ka thënë ai. /EO

Lajmet Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>