“Qeveri e vitrave”, Kasapolli kritikon rolin e pushtetit në raport me ekonominë

(Lajm i përditësuar)
“Qeveri e vitrave”, Kasapolli kritikon rolin e pushtetit në raport me ekonominë
Analisti Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” në RTV21, kritikoi Qeverinë e Kosovës në raport me ekonominë. Ai tha se kjo qeveri ka qenë për 4 vjet radhazi dhe ka luajtur rolin e qeverisë në detyrë në raport me ekonominë.
“Kjo qeveri ka qenë e vitrave, populli çka ka bërë kjo qeveri, kjo ka dhuruar para të gatshme si ndihma. Unë e kuptoj konceptin e shtetit social, por jo të atij me ndihmë sociale,” tha ai.
Më tej, ai komentoi deklaratën e kryetarit të ZRrE-së, i cili tha se rryma është më e lira në rajon.
“Por, nëse marrim vendet e BE-së, ata paguajnë 3% nga të hyrat për energji elektrike, ndërsa te ne 16-18% të pagës tonë shkon për energjinë elektrike,” tha ai./21Media